Profesori i njohur, Artan Nimani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Intelektualët, ka marrë sonte mbështetje të madhe në Novosellë të Gjakovës.
“Me mirënjohje të thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj Koalicionit tonë “Për Kosovën Fituese”, që mishëron vlerat e unitetit dhe përparimit!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Novosella, vend i shpresës dhe ndryshimit, ka dëshmuar gjithmonë aftësinë për të larguar të keqen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.
“Kjo tokë, që i dha botës Nënën e nënës se madhe, Nënë Terezës, mbetet simbol i shpirtit të palëkundur dhe vlerave njerëzore. Lista jonë, me nr. 137, është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës – e diturisë dhe sakrificës për të mirën e përbashkët. Si kandidat me nr. 25, e ndjej këtë përfaqësim si një përgjegjësi të lartë dhe një privilegj të veçantë”, ka shkruar ai.
Profesor Nimani garon për deputet me numrin 25.
Postimi i plotë:







