Juventus fitoi 2-0 në fushën e Cagliari, teksa golin e dytë e shënoi talenti Moise Kean, i cili u ndal para tifozëve vendas duke iu përgjigjur në këtë mënyrë të gjithë thirrjeve raciste ndaj tij, që u dëgjuan gjatë ndeshjes.
Gjithsesi në fund të takimit, Leonardo Bonucci tha se Kean është 50% fajtor sepse nuk duhet të kishte festuar para tifozëve ultras, por të përqendrohej tek festa me shokët e skuadrës.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv, kanë qenë figura dhe njerëz të shumtë nga bota e sportit dhe televizionit që kanë shprehur mendimin se racizmi nuk ka asnjë lloj arsyeje të ndodhë, edhe për faktin se koret ndaj Kean u dëgjuan para se ai të shënonte dhe provokonte tifozët vendas.
“Faji është 50-50, Bonucci! Ajo që mund të bëni është vetëm të qeshim”, reagimi i Raheem Sterling.

Gazetari i “Corriere dello Sport” dhe i rrjetit “ESPN”, Gabriele Marcotti reagoi menjëherë duke shkruar: “Është anasjelltas (gjë që i bën edhe më të çmendura fjalët e Bonuccit). Kean u keqtrajtua në mënyrë racore dhe më pas festoi golin e tij duke parë tifozët. Ai po i përgjigjej abuzimit. Ai nuk ishte duke u abuzuar për shkak të festimit”.
Kujtojmë që Bonucci e ka bërë një veprim të ngjashëm kur kaloi tek Milani dhe i shënoi Juventusit, ai shkoi poshtë tifozëve bardhezi duke festuar golin ndaj ish skuadrës, ku u rikthye 1 vit më vonë.

Reagimi të tjera ka pasur në drejtim të mbrojtësit italian, ndërkohë që Blaise Matuidi ka mbrojtur që në fushë Kean, madje i kërkoi Allegrit që të largojë skuadrën nga fusha për shkak të thirrjeve.







