Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri italian beson se Chelsea ia ka borxh 13 milionë euro pasi që e shkarkoi para kohe, derisa ai është duke kërkuar edhe 5-10 milionë për shkak se londinezët dëmtuan reputacionin e Contes

Beteja legale e Antonio Conte me Chelsean po vazhdon dhe ende nuk është afër të zgjidhet. Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri është duke kërkuar 23 milionë euro kompensim, e cila gjë korrespondon më 13 milionë euro për shkak të shkarkimit para kompletimit të kontratës së tij derisa 5-10 milionë është duke i kërkuar për dëmtim të reputacionit të tij.

Gazeta italiane raporton që Chelsea ka pasur dy takime në mënyrë që të arrin një pikë pajtimi por Conte ka vendosur që mos ti përcjell këto gjëra kështu që detalet e pakos së ofruar nga Roman Abramovich ende nuk janë të njohura.

Chelsea në treg

Siç qëndrojnë gjërat, sipas La Gazzetta, Conte qëndron në këmbë për të bërë negociata. Roman Abramovich, nuk dëshiron ndonjë shpenzim të panevojshëm përderisa ai është në proces të përpjekjeve për ta shitur Chelsean, më shumë për shkak të tensioneve politike mes Britanisë dhe Rusisë.

Shumica e argumenteve të Chelsea qëndrojnë në konfliktin që ka trajneri italian me Diego Costan, e cila gjë dërgoi në shitjen e lojtarit në Atletico de Madrid. Klubi anglez po ashtu e akuzon Conte se e provokojë largimin e Costas në një operacion për të cilin ata thonë se humben shumë para por skuadra mbrojtëse e trajnerin ka theksuar se Chelsea ka fituar nga shitja e Costa (sipas transfermarkt, ata e blenë Costan për 38 milionë dhe e shitën për 66 milionë euro). Ata shtojnë që Chelsea nuk e dënuan lojtarin kur ai doli publikisht për t’u ankuar që Conte dhe ai kanë marrëdhënie të këqija dhe se shërbimet e tij nuk ishin më të nevojshme.

Arritja me vonesë dhe largimi në kohë të gabuar

Avokatë3t e Chelsea thonë se Conte ka thyer disa herë kontratën me ta-pasi që ai ishte vazhdimisht vonë në konferenca për shtyp dhe në angazhimet e sponsorizuara me partnerët e klubit, duke shtuar që ai madje as nuk e parkonte makinën në vendin ku duhej përballë fushës stërvitore në Cobham.

Conte, mund ta menaxhojë Manchester United

Rasti vazhdon dhe ndoshta nuk do të zgjidhet deri më 2019, në të njëjtën kohë, trajneri po përgatitet në rikthim. Në Itali, thonë që pasi ai nuk arriti marrëveshje me Real Madridin, plani i tij është që të pret dhe të bëhet trajner i Manchester United, porsa të bëhet ky post gati, që për momentin është Jose Mourinho por që nuk është i sigurt se do të mund të rri deri në verë.