Arsene Wenger paralajmëron kthimin

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është plotësisht i gatshëm të marrë drejtimin e ndonjë skuadre pas një pushimi të konsiderueshëm.

Wenger të premten gjatë një vizite në Tokio ka zbuluar se ka pasur oferta “prej të gjitha skuadrave në botë”, por deri më tash ka qenë i detyruar t’i refuzojë për shkaqe familjare.

Trajneri 70-vjeçar, që u largua nga Arsenali në fund të edicionit 2017/18 pas 22 vjetësh në krye të ekipit londinez ku fitoi tre tituj dhe shtatë FA Cup, insiston se tani është i gatshëm për punë.

Ai ka pranuar se gjatë kësaj periudhe i ka munguar shumë futbolli, duke shtuar se po i pret ofertat për të nisur punën më së largu në janar të vitit të ardhshëm.

“Të gjitha ofertat që i kam pasur i kam refuzuar deri më tash për shkak të familjes, por tash jam i gatshëm t’i kthehem punës dhe dua të drejtoj ndonjë ekip. Pres që kjo më së largu të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm”, është shprehur Wenger.

loading…