Arsenali veç barazim me Guimaraesin, realizon Mustafi

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1 me 1 si mysafir i Guimaraesit në xhiron e katërt të Grupit F në Ligën e Evropës.

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, shënoi i pari në ndeshje në minutën e 81-të për të kaluar Arsenalin në epërsi. Kur pritej që “Topçinjtë” të fitonin, Bruno Duarte realizoi në minutën e 91-të për të barazuar gjithçka.

Në këtë grup, “Topçinjtë” prijnë me dhjetë pikë. Frankfurti ka gjashtë e St. Liege tri. Guimaraesi ka fituar pikën e parë.

loading…