Liga e Evropës
Arsenali vazhdon me rezultate pozitive
Arsenali ka shënuar një tjetër fitore për të vazhduar formën e lartë.
“Topçinjtë” triumfuan 0 me 3 si mysafirë të Qarabagut në Ligën e Evropës në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E.
Sokratis, Smith-Rowe dhe Guendouzi shënuan golat për londinezët.
Arsenali udhëheq këtë grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Sportingu. Pa pikë janë Vorskla dhe Qarabag.