Arsenali vazhdon me fitoren në Premier League

Arsenali ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier League. “Topçinjtë” të dielën në shtëpi mposhtën West Bromin me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë u dominua nga londinezët që shënuan edhe dy gola. Në minutën e 29-t Smith Rowe kaloi në epërsi Arsenalin prej 1:0.

Në minutën e 35-t nikoqirët dyfishuan epërsinë me golin e shënuar nga Nicolas Pepe.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me vendasit që kishin raste shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.

Udhëtuesit arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 67-t me Matheus Pereira.

Deri në fund vendasit arritën të shënonin edhe një gol në minutat shtesë me Willian që vulosi fitoren prej 3:1.

Granit Xhaka në këtë takim nuk u paraqit shkaku i lëndimit të pësuar.