Arsenali e ka “shkatërruar” Tottenhamin të dielën në ndeshjen e xhiros së 12-të në Premier League dhe është shkëputur në tabelë. 

“Topçinjtë” në stadiumin “Emirates” fituan me rezultatin 4:1. 

Leandro Trossard shënoi një gol për vendësit në minutën e 36-të, kurse Eberechi Eze, që kontribuoi me “hat-trick”, realizoi për 2:0 në minutën e 41-të. 

Sulmuesi 27-vjeçar i Arsenalit shënoi edhe një herë tjetër për 3:0, një minutë pas pushimit. 

Richarlison realizoi për 3:1 me parabolë nga 32 metra, duke e dërguar topin me mjeshtëri mbi portierin spanjoll, David Raya, në minutën e 55-të. 

Eze në minutën e 76-të e kompletoi tregolëshin e parë në futbollin e seniorëve. 

Arsenali me këtë fitore tani ka 29 pikë pas 12 ndeshjeve, gjashtë më shumë se Chelsea që zë vendin e dytë.

Tottenhami mbetet me 18 pikë në mesin e tabelës.