Viti fillon me fitore

Arsenali “shkatërron” Fulhamin (Video)

Arsenali e ka filluar vitin 2019 në mënyrë të shkëlqyeshme, duke e mposhtur 4-1 skuadrën tjetër londineze, Fulhamin.

Golin e parë të këtij viti për “The Gunners”, e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pranoi një krosim nga e majta të Alex Iwobit, gjersa brenda zonës së rrezikshme mposhti portierin spanjoll, Sergio Rico.

Deri në fund të pjesës së parë, Arsenali iu afrua golit të dytë sërish me Xhakën dhe Aubameyangun, por dyfishimi i rezultatit ndodhi vetëm në minutën e 55-të, me sulmuesin francez, Alexandre Lacazette që i dha qetësinë skuadrës së drejtuar nga Unay Emery.

Fulhami tregoi shkëndija jete kur ngushtoi epërsinë e vendasve, me Aboubakar Kamaran, por përgigja e Arsenalit ishte e shpejtë. Fillmisht me Ramseyn, ndërsa epilogun e takimit e vendosi Aubameyang, që shënoi golin e tij të 14-të në Premier League këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngritet në kuotën e 41 pikëve në vendin e 5-të, 2 më pak se Chelsea që nesër ballafaqohet me Southamptonin. Në anën tjetër Fulhami i Ranierit, pozicionohet në vendin e parafundit me 14 pikë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/75/750p.mp4