Arsenali përshëndetet me tre lojtarë, për njërin nuk pritej

Arsenali është përshëndetur me tre lojtarë pas përfundimit të xhiros së 37-të në Premier Ligë, e që ishte ndeshja e fundit si vendas për këtë sezon.

Megjithatë, për njërin nga të larguarit nuk pritej ky lajm.

Pos Aaron Ramseyt që ka kaluar te Juventusi dhe Petr Cechut që do të pensionohet, Arsenali ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën sulmuesit Danny Welbeck, i cili do të largohet verës nga klubi.

Welbeck ka pasur vetëm 14 paraqitje këtë sezon. Lëndimi i rëndë e detyroi të mbesë me muaj jashtë fushave.

28-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” nga Manchester Unitedi për 16 milionë funte më 2014.