Arsenali përballet me Tottenhamin në çerekfinale të EFL Cup

Arsenali do të pret në “Emirates” rivalët e qytetit Tottenhamin në çerekfinale të EFL Cup, teksa kampionët në fuqi të këtij trofeu Manchester City nëse eliminon sonte Fulhamin do të përballet me fituesin e takimit Leicester-Southampton.

Skuadra e Unay Emery kaloi tutje mbrëmë pasi e mposhti 2-1 Blackpoolin, ndërsa Tottenhami eliminoi një tjetër skuadër londineze, West Hamin teksa “gjelat” fituan 1-3.

Përballja e fundit e këtyre dy klubeve në EFL Cup ka qenë në vitin 2015 me “The Gunners” që triumfuan 1-2 në “White Hart Lane” me dy golëshin e Mathieu Flamini.

Në anën tjetër edhe Chelsea e ka mësuar kundërshtarin e rradhës me “The Blues” që pasi eliminuan Derbyn e Frank Lampard, do të ballafaqohen me Bournemouthin.

Përballja e fundit çerefinale do të jetë mes Middlesbrough dhe Burton Albion, ndërsa ndeshjet zhvillohen me 17 dhjetor.