Pavarësisht ndryshimit të trajnerëve, skuadra e Arsenalit nuk po arrin të dalë nga kriza e rezultateve negative.

“Topçinjtë” në 20 javë kampionat renditen në vendin e 12-të me 24 pikë të grumbulluara, shumë larg objektivave të fillimsezonit.

Me hapjen zyrtare të merkatos së janarit, drejtuesit e klubit anglez do të bëjnë maksimumin për t’i siguruar trajnerit të ri, Mikel Arteta, një përforcim të rëndësishëm për repartin e prapavijës.

Sipas medieve angleze, në krye të listës së dëshirave të klubit londinez është Dayot Upamecano, që aktivizohet te Leipzig.

21-vjeçari mund të transferohet në Londër që në janar për shumën e 45 milionë eurove.