Arsenali e ka eliminuar Valencian për t’u kualifikuar në finale të Europa League pas 19 vjetësh. Hera e fundit kur “Topçinjtë” kanë luajtur në një finale të kësaj gare, është viti 2000, kur ishin mposhtur nga Galatasaray pas penalltive.

Arsenali e ka fituar edhe sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Valencias, duke triumfuar 4-2 në Mestalla. Kështu, me rezultat të përgjithshëm, “Topcinjtë” kalojnë n’finale mes triumf të përgjithshëm 7-3.

Ndeshja në Mestalla dhuroi spektakël, pasi u shënuan 6 gola.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Kevin Gameiro e kaloi Valencian në epërsi, duke shënuar për 1-0 në minutën e 11’.

Mysafirët reaguan menjëherë me golin e sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 17.

Me të filluan pjesa e dytë, u shënuan dy gola të shpejtë.

Fillimisht, “Topçinjtë” i kaloi në epërsi në Mestalla kundër Valencias, sulmuesi, Alexandre Lacazett, duke shënuar për 1-2 në minutën e 50’.

Pak minuta më vonë, në atë të 58’, Kevin Gameiro e gjeti sërish rrjetën, duke shënuar për 2-2.

Disa minuta më vonë, për 2-3 shënoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 89′ për 2-4.

Kështu, Arsenali prek finalen e Europa League pas 19 vjetësh, teksa është finalja e dytë evropiane këto 20 vite – duke kujtuar edhe finalen e Champions League me Barcelonën në vitin 2006.