Arsenali ka pësuar një tjetër disfatë, derisa sot në mesditë është mposhtur 1-0 nga West Hami në derbin londinez.
“The Gunners” e filluan takimin me ritëm të ulët, ndërsa goditja e vetme në portë gjatë pjesës së parë erdhi në minutën e 13-të, me Alexandre Lacazette që iu afrua golit.
Në anën tjetër West Hami aplikoi një lojë shumë të diciplinuar në aspektin taktik, duke mos lënë hapësira për skuadrën e Unay Emery gjersa ishte kërcënuese në kundërsulme.
Goli që e vendosi fituesin e ndeshjes erdhi me fillimin e pjesës së dytë, me mesfushorin e lindur në vitin 1999, Declaran Rice që reagoi më së miri pas ekzekutimit të një goditje nga këndi duke goditur saktë brenda zonës së rrezikshme.
Menjëherë pas pësimit të golit, Arsenali tentoi të reagonte me Aubameyang dhe Iwobi, por pa rezultat.
Deri në fund, Arsenali shënoi me kapitenin Laurent Koscielny por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të mbrojtësit francez.
Me këtë humbje Arsenali mbetet në vendin e 5-të me 41 pikë, por rrezikohet të barazohet nga Manchester Unitedi që nesër takohet me Tottenhamin. Vlen të përmendet që Arsenali nuk fiton një ndeshje në udhëtim që nga 25 nëntori kur mposht Bournemouthin 1-2.
https://www.youtube.com/watch?v=OEpEP15g0ps







