Arsenali mbyll me fitore grupin në Ligën e Evropës

Arsenali ka mbyllur me fitore 1 me 0 fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

“Topçinjtë” shënuan fitoren e pestë në Grupin E falë golit të Alexander Lacazettet.

Arsenali kalon tutje me 16 pikë të tubuara. Sportingu është ekipi i dytë që kalon tutje nga ky grup me 13 pikë, ndërsa Vorskla Poltava dhe Qarabagu eliminohen.