Brahim Diaz

Arsenali interesohet për Brahim Diaz, zbulohet shuma që mund ta paguajë

Arsenali është joshur nga paraqitjet e Brahim Diaz këtë sezon.

Diaz u rikthye te Real Madridi, pas huazimit te Milan dhe këtë edicion po tregon paraqitje mjaft të mira, shkruan Gazeta Express.

E Football365 raporton se Arsenal është i interesuar për yllin e “Los Blancos”.

Madje, sipas raportimeve, “Topcinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë mbi 60 milionë euro për 24-vjecarin.

Mbetet të shihet nëse madrilenët do të tundohen nga kjo ofertë, apo do të vendosin ta mbajnë Diazin, forma e të cilit vetëm po shkon në ngritje.