Arsenali i shpëton humbjes kundër West Hamit me një rikthim madhështor

Granit Xhaka luajti deri në minutën e 74-të të pjesës së dytë te Arsenali që siguroi me vështirësi një pikë kundër West Ham Unitedit.

Arsenali pikën e siguroi në pjesën e dytë në ndeshjen që përfundoi 3:3. Arsenali ishte duke pësuar disfatë 3:1 në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 82-të siguroi një pikë në garën për ta siguruar daljen në garat evropiane. Kjo ndeshje u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 29-të të Premier Leagues angleze.