Arsenali i nxjerr në shitje 6 futbollistë

Arsenali ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pritet ta nisë një revolucion në skuadrën e topçinjve gjatë verës, duke i larguar të paktën gjashtë futbollistë.

Në mesin e të prekurve pritet të jenë Alexandre Lacazette, Hector Bellerin, Nketiah dhe Guendouzi.

Arsenali shpreson se me shitjen e gjashtë futbollistëve do t’i fitojë rreth 150 milionë euro, të cilat do t’i përdore për ta përforcuar skuadrën e Artetës.

Sipas Football.London, në shitje janë nxjerrë tashmë  Ainsley Maitland-Niles, Eddie Nketiah, Matteo Guendouzi dhe Lucas Torreira.

Hector Bellerin shpreson të larohet për t’iu bashkuar një klubi të madh, ndërsa Lacazette mund të shitet para se t’i mbarojë kontrata në fund të sezonit të ardhshëm.