Arsenali i kthehet fitoreve, fiton derbin ndaj Unitedit VIDEO

Derbi i javës së 21-të në Premier Ligë ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit i ka takuar ekipit vendas.

“Topçinjtë” shënuan fitore prej 2 me 0.

Ishte Nicolas Pepe ai që i dha epërsinë Arsenalit duke shënuar në minutën e tetë pas një aksioni shumë të bukur.

Kurse epërsinë e dyfishoi mbrojtësi grek Sokratis pas një tollovie në zonën e rreptësisë në minutën e 42.

Granit Xhaka ishte titullar në këtë takim, derisa pati një paraqitje mjaft të mirë.

Pas kësaj fitore Arsenali arrin në kuotën e 27 pikëve dhe mban vendin e dhjetë, kurse Unitedi në vendin e pestë ka 31 pikë.