Arsenali gabon sërish, ndalet baras me Burnleyn

Arsenali po vazhdon me rezultate të dobëta në Premier League. Këtë herë ekipi i Mikel Artetas barazoi 1:1 me Burnleyn në xhiron e 27-të.

Pierre-Emerick Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e gjashtë, para se Wood të barazonte pas një gabimi të Granit Xhakës.

“Topçinjtë” dominuam plotësisht në ndeshje me Dani Ceballos që në fund goditi edhe shtyllën.

Në tabelë, pas 27 ndeshjeve Arsenali është i dhjeti me vetëm 38 pikë. Burnley ka 30 pikë me 28 ndeshje të zhvilluara.