Premierliga

Arsenali fiton në udhëtim, rimerr kreun e Premierligës

Arsenali ka vuajtur shumë por në fund ka festuar përball Brentfordit duke triumfuar me rezultat 0:1.

Këto tri pikë I kanë mjaftuar “topçinjve” që ta rimarrin kreun e tabelës dhe tash janë një pikë më shumë sesa Manchester City që është i dyti, shkruan Ballkani.info.

Ka qenë Havertz që ka shënuar në minutën e 89-të për t’i dhënë një fitore me shumë peshë skuadrës së Artetas e cila në këtë takim vuajti bukur shumë. /Ballkani.info