Arsenali e ‘shkatërron’ Fulhamin

Arsenali ka regjistruar fitore bindëse (5-1) si mysafir i Fulhamit në Craven Cottage.

Topçinjtë e zhbllokuan rezultatin në minutën e 29-të me golin e Alexandre Lacazette, i cili u asistua nga Monreal.

Pa përfunduar pjesa e parë (44’), vendasit e barazuan rezultatin, ndërsa golashënues ishte Andre Schurrle.

Me të filluar gjysma e dytë (49’), Lacazette e shënoi golin e dytë personal duke e rikthyer epërsinë e mysafirëve.

Në listën e golashënuesve hyri edhe Aaron Ramsey, i cili e shënoi golin e tretë të Topçinjve (67’), pas asistimit nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Dy golat e ardhshëm u realizuan pikërisht nga Aubameyang (79’ dhe 90’+1), i cili i asistua nga Hector Bellerin dhe Ramsey…