Arsenali e shkatërron Chelsean në ndeshjen e zhvilluar në Orlando

Arsenali ka arritur fitore të madhe ndaj rivalit lokal Chelsea në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Orlando.

Dy skuadrat londineze po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore, derisa po zhvillojnë edhe disa miqësore.

Takimi i zhvilluar mbrëmë në Orlando i ka takuar Arsenalit me rezultat të thellë 4-0.

Vetëm pas 15 minutave lojë, Topçinjtë kaluan në epërsi kur Granit Xhaka asistoi te Gabriel Jesus i cili u gjend i vetëm përballë portierit Mendy dhe e paraboloi bukur për 1-0.

Në minutën e 36-të, Arsenali dyfishoi epërsinë kur Martin Odegaard shënoi një gol të bukur pas asistimit të Martinellit.

Me dy gola epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para.

Dominimi i skuadrës së Mikel Artetas nuk u ndal edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 66-të u shënua goli i tretë.

Granit Xhaka gjuajti bukur, por topi u largua nga Mendy dhe shkoi tek Saka i cili nga afërsia realizoi për 3-0.

Krejt në fund të ndeshjes, Lokonga realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kjo ishte fitorja më e thellë e Arsenalit që ka arritur ndaj rivalit lokal Chelsea.

https://www.youtube.com/watch?v=XKFt_JJIqUs