Arsenali dy herë ishte në epërsi, Unitedi e mbrojti “Old Traffordin”

Manchester United dhe Arsenal, janë ndarë në paqe në xhiron e 15-të në Premierligës.

Manchester United dhe Arsenal, kanë barazuar 2 me 2 në “Old Trafford”.

Skuadra londineze kaloi fillimisht në epërsi me anë të Shkodran Mustafit në minutën e 26’-të, mirëpo katër minuta më vonë, ‘Djajtë e Kuq’ e barazuan rezultatin me anë të Anthony Martial (30’).

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë, ku Arsenal e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette (68’), por që shifrat u barazuan sërish, ku Jesse Lingard shënoi në minutën e 69’.

Pas javës së 15-të, Arsenal gjendet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Manchester United në të tetin me 23 sosh.