Arsenali avancon tutje në FA Cup pas fitores ndaj Leedsit

Skuadra e Mikel Artetas ka arritur që të kalojë në raundin e 4-të të FA Kupës angleze me një fitore minimale kundër skuadrës së Championshipit anglez, Leeds.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi i riu Reiss Nelson në minutën e 55-të, dhe me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Të gjitha statistikat i kishte më të mira skuadra mysafire e rangut të dytë në Angli, por që fati s’ishte në anën a tyre që të konvertojnë në gol një nga 18 tentimet për të shënuar.

Me këtë fitore, Arsenali kalon në rrethin e 4-të të FA Kupës angleze.