Arrin në haxh grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes ja nisur drejt haxhit, kanë arritur në aeroportin e Xhides, derisa u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve këtë vit.

“Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides. Ata u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët më pas, në mënyrë të organizuar i dërguan në hotel në Mekë. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, dhe se sonte në mbrëmje parashihet që të niset për në Mekë edhe grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 1597 besimtarë.