Arrihet marrëveshja, Jetmir Topalli, transferohet tek Yeni Malatyaspor

Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor, raporton Gazeta Olle.

Sipas mediave turke ka mbetur që lojtari të prezantohet edhe zyrtarisht tek klubi i ri.

Malatyaspor ka garuar edicionin e kaluar në Superligë, mirëpo e humbi statusin në javët e fundit dhe tani do të garojë në Ligën e Parë.

22-vjeçari shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Vushtrri.