Arrihet marrëveshja: Arbër Zeneli po e kompleton transferimin te skuadra e njohur

Arbër Zeneli duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Arbër Zeneli përfundimisht po largohet nga Heerenven, pasi duket se ka gjetur skuadrën e re.

Sipas L’Equipe, anësori kosovar ka arritur marrëveshje me Reims.

Zeneli ka kërkuar kontratë të re nga Heerenven, ndërsa këta të fundit nuk janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e tij.

Kështu, Reims është i gatshëm t’i ofrojë një pagë më të lartë talentit kosovar vetëm që të kalojë tek ata.