Arrestohet qytetari nga Istogu, u kap me 5 metra kub dru, dyshohet se i ka prerë në mënyrë ilegale

Një qytetar në fshatin Cerkolez të Istogut është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00.

Policia e arrestoi të dyshuarin pasi në traktorin e tij u gjetën 5 metra kub dru për të cilat nuk posedonte dokumentacione përkatëse, shkruan arbresh.info.

Sipas raportit të PK-së, qytetari dyshohet se i ka prerë në mënyrë ilegale.

Prokurori i shteti në lidhje me këtë rast ka rekomanduar që traktori dhe masat drurore të sekuestrohen, ndërsa i dyshuari të lirohet.

Raporti i plotë i PK-së:

“Fsh. Cerkolez, Istog 21.07.2022 – 20:00. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar pasi në rimorkion e traktorit i dyshuari ka pasur të ngarkuara 5 m3 dru për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe dyshohet se i ka prerë në mënyrë ilegale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që traktori dhe masa drurore të sekuestrohen dhe të dërgohen në deponinë e APK-së ndërsa i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.