Arrestohet personi i cili sulmoi seksualisht një grua në Fushë Kosovë
Është arrestuar personi i cili kishte sulmuar seksualisht një vajzë derisa po hynte në banesën e saj në Fushë Kosovë.
Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e 8 majit, rreth orës 22:10.
“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.