Arrestohet pasi kishte shtënë me armë zjarri në ahengun familjar

Në Gjakovë është arrestuar një person, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një personi, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoshja të kalibrit 7.65 mm dhe se të dyshuarit i është konfiskuar një armë e llojit AK47.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt