Një grua suedeze është arrestuar në Fushë Kosovë,  pasi që kishte sulmuar fizikisht një burrë.

E dyshuara po ashtu i kishte dëmtuar dhe dy automjete. Pas intervistimit  ajo është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze,  nën dyshimin se  e njëjta  kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.