Arrestohet një shqiptar në kufi te Hani Elezit: Kishte blerë testin e COVID-19 fals, nga një person në Shkup

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë në pikën kufitare te Hani Elezit , pasi që ka prezantuar rezultate false për testin Covid-19.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me datë 14 shtator është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.