Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprat penale të ngacmimit dhe shpërdorimit të cilat i kishte kryer në vitin 2017.
Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë derisa sot është arrestuar.
Sipas policisë, ai është kapur në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ ishte i shpallur person i kërkuar nga Policia e Kosovës.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.”, thuhet në komunikatën e policisë.







