Arrestohet një person në Prizen, kapet duke vjedhur në një barnatore

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje në Prizren.

Policia ka arrestuar një person pasi është kapur duke vjedhur në një barnatore.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Gani Saramati, Prizren 07.02.2021-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një barnatore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton policia e Kosovës.