Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave, shkruan ballkani.info
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.







