Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë pasi që i njëjti dyshohet se ka kërkuar shërbime seksuale nga një femër.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes raportit 24 orësh.

I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 13 dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë

F. Kosovë 28.09.2020 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kërkuar shërbime seksuale nga viktima femër kosovare. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.