Policia dje ka arrestuar një person në fshatin Budakovë në Suharekë, pasi që ka poseduar substancë narkotike dhe ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 14:20 që në fshatin Budakovë të Suharekës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ka vërejtur zyrtarët policorë, ka prishur substancat narkotike dhe ka tentuar me veturë të ik nga vendi i ngjarjes.
Gjatë arrestimi, një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Budakovë, Suharekë, 18.05.2020 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ka vërejtur zyrtarët policorë, ka prishur substancat narkotike dhe ka tentuar me veturë të ik nga vendi i ngjarjes. Gjatë arrestimi, një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.







