Arrestohet një i mitur në Fushë Kosovë, dyshohet se sulmoi sekslualisht një femër

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar, pasi njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

“SULM SEKSUAL/Fushë Kosovë 24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh”, thuhet në raportin e Policisë.