Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë vëllain dhe kunatën. E gjithë kjo kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një prone.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“ Rr. Kamer Loshi, Prishtinë  05.03.2025-13:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.