Arrestohet nëna që keqtrajtoi fëmijën në Fushë Kosovë

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, dje rreth orës 00:05, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

Në raportin e Policisë thuhet se e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija është dërguar në strehimore.

Ky është njoftimi i plotë:

Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.