Arrestohet në Shqipëri kreu i grupit kriminal kinez, ja si funksionojnë skemat e mashtrimit nga Kina

Një shtetas kinez në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, u arrestua në Shqipëri.

NTV.AL mëson ekskluzivisht se 32-vjeçari me emrin Liangbin Chen, është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit teksa udhëtonte nga Dubai për t’u strehuar në arrati në Shqipëri.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterësh dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg” derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 milionë dollarë.

Skemat e mashtrimit financiar në Kinë

Skemat financiare kanë një histori të gjatë të lulëzimit në Kinë, ku dekada të tëra rritjeje ekonomike kanë krijuar jo vetëm të ardhura më të larta, por edhe një mentalitet të pasurimit të shpejtë.

Mashtruesit kanë përfituar gjithashtu nga mungesa e rregulloreve dhe një tavan i vendosur nga shteti në normat e depozitave.

Kjo e ka bërë mё tё lehtё bindjen e klientëve, të cilët janë gjithmonë të prirur pёr të marrë një vlerë më të lartë nga kursimet e tyre.

Mashtruesit gjithnjë e më tepër synojnë klientët e platformave, pasi ata janë në gjendje të aksesojnë shumë më tepër viktima të mundshme.

Ekspertët, nga ana tjetër, thonë se askush nuk është i imunizuar nga mashtruesit.

“Ne të gjithë kemi pika të dobëta, nga të cilat mund të përfitojnë”, thonë ata.

Workers past by the logo for Alibaba Group during an Internet Technology Expo in Beijing on Friday, April 30, 2021. Chinese financial regulators have summoned 13 companies engaged in online finance services, including Meituan, Tencent and Bytedance, and told them to strengthen anti-monopoly measures. As part of their crackdown on online financial services, last year authorities abruptly halted a $34.5 billion initial public offering by Ant Group, which is affiliated with e-commerce giant Alibaba. (AP Photo/Ng Han Guan)

Ndërsa Pekini ka bërë një shtysë të madhe për t’i vënë mashtruesit pas hekurave dhe numri i arrestimeve vjetore është pesëfishuar gjatë tre viteve të fundit, një numër i konsiderueshëm mashtruesish kanë dalë të padëmtuar.

Ata veprojnë jashtë vendit, duke fshehur identitetin e tyre me teknologji më të avancuar.

Një fushatë arsimore mbarëkombëtare kundër mashtrimit u nis nga autoritetet kineze në vitin 2019, pasi presidenti Xi Jinping njoftoi në një konferencë se lufta kundër mashtrimit ishte një “prioritet kryesor” kur bëhej fjalë për sigurinë e popullit.

Fushata kulmoi në fillim të këtij viti, me përurimin e “Qendrës Kombëtare Kundër Mashtrimit”, aplikacion që është shkarkuar më shumë se 500 milionë herë, duke e bërë atë një nga më të njohurit në botë.

Qeveria përdor një sërë metodash, nga posterat e rrugëve, te reklamat televizive, për të informuar publikun sesi duken mashtrimet dhe si t’i shmangen ato.

Autobusët gjithashtu janë pajisur me reklama udhëzuese, ndërsa ekranet LED shfaqin njerëz të famshëm që propozojnë një “luftë” kundër krimit kibernetik.

Disa vende madje kanë shkuar edhe më tej.

Muajin e kaluar, Dongjing, një vendbanim në Shangai, filloi t’u kërkonte mysafirëve të hoteleve që të lexonin dhe nënshkruanin fletët e këshillave kundër mashtrimit, përpara qëndrimit në hotel.

Një nga përfituesit kryesorë të synuar të nismës së politikave janë studentët e kolegjit, që kanë vuajtur shumë nga mashtrimet financiare.

Një sondazh i vitit të kaluar, me 2 mijё e 746 studentë të universitetit në mbarë vendin nga “Kina Youth Daily”, tregoi se më shumë se një e dhjeta e të anketuarve kishin humbur para nga mashtruesit.

Kjo nxiti një valë të re fushatash arsimore, që synonin t’i bënin të rinjtë më të kujdesshëm. Vitin e kaluar, Shangai filloi t’u kërkonte 140 mijё studentëve të parë të kolegjit që të ndiqnin një kurs online kundër mashtrimit.

Investitorët me pakicë janë një tjetër objektiv kryesor për nxitjen e arsimit, pasi njohuritë e tyre financiare nuk arrijnë të mbajnë ritmin me pasurinë në rritje të familjes.

Një sondazh, me 140 mijё të rritur nga Banka Popullore e Kinës në prill, zbuloi se më shumë se gjysma e të anketuarve nuk mund të llogaritnin kthimet vjetore dhe nuk e kuptonin se çfarë do të thoshte diversifikimi i investimeve.

44% thanë se i injoronin ose lexonin vetëm kontratat financiare.

Autoriteti u ka kërkuar gjithashtu këshilltarëve financiarë dhe menaxherëve të aseteve që t’i bëjnë investitorët të plotësojnë testet e vlerësimit të rrezikut të regjistruara në video përpara se të vendosin se cilat produkte do të shesin.

Shumë investitorë me pakicë supozojnë një kthim të garantuar për produktet e investimeve me të ardhura fikse, edhe pse kjo nuk ekziston në realitet.

Një dështim mund të nxisë investitorët e pakënaqur të padisin menaxherët e aseteve për dhënien e informacionit mashtrues.

Megjithatë, fushata edukative flitet nuk ka arritur dot të parandalojë lulëzimin e mashtrimeve.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se vitin e kaluar rastet e mashtrimit të investitorëve në mbarë vendin u rritën me më shumë se një të tretën nga nivelet e vitit 2019.

Avokatët kundër mashtrimit, thonë se mungesa e mbrojtjes së informacionit personal i lejon mashtruesit të krijojnë mesazhe të tilla të personalizuara që viktimat e kanë të pamundur t’i rezistojnë.