LAJMI I FUNDIT

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës i dyshuari që më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv në një veturë në rrugën B

K.K është arrestuar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ai dyshohet për “Vrasje të rëndë në tentativë”.

34-vjeçari, më 17 shkurt në rrugën B në Prishtinë, dyshohet se kishte vendosur një eksploziv tek një veturë.

“I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë