Ish-futbollisti italian, Luigi Sartor, është vënë në arrest shtëpiak, pasi policia zbuloi se ishte duke rritur marihuanë me një bashkëpunëtor, raportojnë mediat italiane të martën.

Sartor dhe Marco Mantovani, të dy 46-vjeçar, do të përballen me gjyqin muajin tjetër.

gjeti 106 rrënjë marihuanë në vilën malore të Sartorit, që gjendet në një fshat afër Parmës, aty ku edhe u arrestua.

Sartori gjatë karrierës së tij ka luajtur për Romën, Parmën, Juventusin dhe Interin.

Në vitin 2011, Sartor ishte pjesë e skandalit të kurdisjes së ndeshjeve, por tetë vite më vonë, hetimi u mbyll, pasi lënda u parashkrua.