Arrestohet i dyshuari që plagosi dy persona dje në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë

Një person është arrestuar dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë pasi që plagosi dy persona për motive akoma të panjohura.

Dy viktimat të cilët janë plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë tretman mjekësor.

Në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore në vend të ngjarjes kamë gjetur dhe sekuestruat dy gëzhoja të armës dhe dy thika.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të mbetet nën hetime.