Futbollisti i Prishtinës, Otto John raportohet se është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Nigeriani dyshohet për trafikim të njerëzve, derisa Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person shtetas i Nigerisë.
“Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







