LAJMI I FUNDIT

Arrestohet Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë tjerë të PSD-së (VIDEO/FOTO)

Para pak minutash është arrestuar Dardan Molliqaj kryetari i PSD-së. Bashkë me të, merr vesh Ballkani.info, janë arrestuar edhe Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Gent Brahimi, Korab Korça.

Arrestimi ka ndodhur pas aksionit që ai me anëtarët e tjerë të PSD-së kanë ndërmarrë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Përveç Molliqajt raportohet se janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë.

Molliqaj, sipas pamjeve të Ballkani.info, shihet duke u transportuar nga policia.

@ballkani.info PSD-ja e "kallë" hotelin ku po qëndron kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova #psd #gjykataspeciale #dardanmolliqaj #protesta #prishtina #kosovopolice ♬ original sound – Ballkani.info

LEXONI EDHE: