LAJMI I FUNDIT

Eskalon në dhunë protesta e PSD-së, arrestohen Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi (Video/Foto)

Për të kundërshtuar vizitën në Kosovë të kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë.

Protesta është duke u mbajtur pranë hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova ka mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë kësaj proteste, PSD ka hedhur gaz lotsjellës. Gazetarja e Ballkani.info që ndodhet në terren raporton se pas ndërhyrjes së njësisë speciale është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivisti, Noli Nushi…

Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim….

@ballkani.info PSD-ja e "kallë" hotelin ku po qëndron kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova #psd #gjykataspeciale #dardanmolliqaj #protesta #prishtina #kosovopolice ♬ original sound – Ballkani.info