Policia e Kosovës ka arrestuar personin që në një koment në Facebook kishte ofenduar rëndë një të dhunuar të luftës duke e quajtur si prostitutë.

Ballkani.info kishte rënë në kontakt me të dhunuaren e luftës së fundit, që mbeti në kushte anonimiteti për publikun. Prokuroria kishte marrë masat e para ndaj këtij rasti.

Njësiti kundër Krimeve Kibernetike ka arritur të zbulojë të dyshuarin dhe e ka arrestuar. I arrestuari është nga një fshat i Drenasit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personi me emrin në Facebook Patris Bondi ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

E dhunuara në luftë i reagon ashpër Kurtit: 20 mijë gra të dhunës seksuale i ndërrove me 1000 teste të Serbisë!