Obiliq

Arrestohet 41-vjeçari për dhunë në familje në Obiliq, policia i gjen edhe armë zjarri

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar B.E., 41 vjeçar në Obiliq, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim thuhet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë, dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

“Ndaj personit të dyshuar B.E, mashkull 41 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: Ganimete Musliu: E kemi presidente dikë që e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit